Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt. Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre në mandatin e ri qeverisës.
Ambasadorja Blitt e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën.
Kryeministri e falënderoi ambasadoren Blitt për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen në akademitë ushtarake të trajnimit në Kanada.
Ai theksoi gjithashtu prioritetet e qeverisë për investime strategjike infrastrukturore, duke përfshirë digat, stadiumet, hekurudhat, energjinë dhe minierat, si dhe rritjen e investimeve në mbrojtje.
“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren edhe për mbështetjen e Kanadasë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), që do të mbahet në Toronto më 1–4 mars”, thuhet në komunikatë./teve1.info/



Të tjera
Debat i ashpër mes prokurorëve për reformën e KPK-së dhe vlerësimet e BE-së
Miratohet logoja dhe agjenda për shënim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së
Ndërroi jetë ish-rektori i Universitetit të Tetovës, Ramiz Abdyli