Edhe një person tjetër është arrestuar sot si i dyshuar për ikjen e Faton Hajirizit nga Burgu i Smrekonicës.
Lajmin e ka konfimruar Valon Preteni, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Preteni ka shtuar se prokurori i rastit i ka thënë se arrestimi është bërë sot pasdite.
Poashtu, edhe dje është arrestuar një person për të njëjtin rast pasi dyshohet se i ka ndihmuar Faton Hajrizit pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës.
Faton Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës dy javë më parë, ndërsa dje raportohet se u vra nga policia serbe në afërsi të Lloznicës.
Hajrizi në mesnatës e të mërkurës dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, teksa ishte në kërkim nga ana e policisë së Serbisë deri pardje, ku dyshohet se u vra jo larg Lloznicës.




Të tjera
12 sjelljet e një personi që nuk lejon ta shfrytëzojë askush
Kroacia gati për Botërorin
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovoi urdhrin për dëmshpërblim prej 208 mijë euro ndaj viktimave