Shahrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia në Serbi, pasi dyshohej se ishte autori i vrasjes së një efektivi serb, ka treguar vuajtjet e të birit në burgje.
Ajo ka treguar se djali i saj Fatoni në burgje flinte në krevat betoni dhe e lidhnin edhe me zinxhirë.
Shahrije Harjrizi tha gjithashtu se Fatoni e donte shumë lirinë, por liria iu mohua.
“Shtetit ia dorëzova 15-vjeçar, shteti e mbajti 23 vjet. Me djalin e kam pasur kontaktin në 1 korrik deri në 3 korrik që erdhi në vikend. Ka qenë shumë i rregullt, por nuk ka pasur drejtësi për të. Ai e ka dashur lirinë, por lirinë nuk ia dhanë kurrë, lirinë ia mohuan. Shprehte shqetësime edhe gjatë kohës që kishte qenë në burg. E kam ditur kur e kam parë të lidhur me zinxhir. Ka fjetur në krevat betoni”, tha e nëna e Fatonit, për emisionin “Review” në Euronews Albania.



Të tjera
Kroacia gati për Botërorin
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovoi urdhrin për dëmshpërblim prej 208 mijë euro ndaj viktimave
Siguria e Kosovës forcohet: FSK realizon ushtrime operative në Badovc dhe Mramor