Ditëve të fundit është spekuluar në opinion se një anëtar i familjes Jashari do të kandidojë për president të Kosovës.
Por, një gjë e tillë u mohua nga Murat Jashari, i cili u përfol si kandidat i mundshëm për të parin e shtetit.
Ai deklaroi për VOX Kosova se nuk ka ambicie për këtë pozitë.
“Ju kam treguar se s’kam ambicie politike. Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve. Po në mes të qenit në pozita publike dhe profesionit që kam dhe pjesë e familjes që jam unë i zgjedhi këto të tjerat”, u shpreh Jashari gjatë kësaj interviste.



Të tjera
Theksohet koordinimi Kosovë – Shqipëri në proceset euroatlantike
Adoleshentet me depresion për shkak të rrjeteve shoqërore
Dy klinika në QKUK lirojnë nga tarifa tre euro pacientët