Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rëndësishëm

Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rëndësishëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se takimi i parë ndërministror në mandatin e ri shënoi hap të rëndësishëm drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes, përcjell KosovaPost.

Ai theksoi se me ministren Mimoza Kusari është diskutuar koncepti, struktura dhe organizmat që synojnë transformimin e industrisë së mbrojtjes.

“Takimi i parë ndërministror në këtë mandat të ri, shënoi hapin kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes… Ky ligj pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e bërë industrinë e mbrojtjes motor të inovacionit dhe sigurisë kombëtare”, thuhet në postimin e ministrit.

Sipas Maqedoncit, në ditët në vijim grupi punues do të finalizojë koncept-dokumentin dhe do të hartojë draftligjin, me synim avancimin e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes.