Një përleshje fizike ka ndodhur sot rreth orës 21:00 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllana i cili tha se një person ka mbetur i lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ai shtoi se personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai.



Të tjera
8 këshilla që mund të ju shpëtojnë jetën në situata të vështira
Tetë gabimet e fundjavës që të prishin të gjithë javën
Këto janë çmimet e derivateve të naftës për sot