Komisioni “Women and Sport” thekson barazinë gjinore për Taranto 2026 dhe Prishtina 2030 – Ekonomia Online

Komisioni “Women and Sport” thekson barazinë gjinore për Taranto 2026 dhe Prishtina 2030

Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Komisioni “Women and Sport” i Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka zhvilluar takim me Komiteti Olimpik i Kosovës, ku në fokus ishte roli i grave dhe pjesëmarrja e tyre në këtë ngjarje të madhe sportive, raporton Ekonomia Online.

Në takim ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Lakovos Filipoussis, i cili diskutoi me përfaqësuesit e KOK-ut për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në sport, si në aspektin e pjesëmarrjes së sportisteve, ashtu edhe në strukturat organizative të Lojërave Mesdhetare.

“Dua t’ju falënderoj gjithashtu edhe ju, sepse pas kaq shumë vështirësish, keni dëshmuar edhe një herë përkushtimin tuaj ndaj këtij Komisioni, i cili është themelor për organizatën tonë. Është shumë e rëndësishme që të ofrojë mjetet dhe të japë ide se si të rritet pjesëmarrja e grave në sport në rajonin tonë. Dua të theksoj se për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që gjatë Lojërave Taranto 2026 të ketë barazi gjinore në pjesëmarrje mes burrave dhe grave, dhe kjo është shumë, shumë e rëndësishme në krahasim me shifrat e organizimeve të mëparshme. Prandaj, ne llogarisim në kontributin tuaj si Komitet Ekzekutiv për të marrë informacione, ide, propozime dhe gjithçka që mund të rrisë rolin e përfaqësimit të grave në Lojërat Mesdhetare, si dhe për të gjetur një mënyrë për ta mbështetur këtë fushatë brenda vendeve tona anëtare”, tha ai.

Presidenti i KOK Ismet Krasniqi, falënderoj  Filipoussis për përkrahjen.