Kualifikimet për Eurobasket, Kosova pret sonte Sllovakinë – Ekonomia Online

Kualifikimet për Eurobasket, Kosova pret sonte Sllovakinë

Kosova sonte do të jetë nikoqire e Sllovakisë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket.

Dardanët bëjnë pjesë në grupin C dhe aktualisht ndodhen në vend të parë pas fitores në xhiron e parë ndaj Shqipërisë.

Po aq pikë sa ta ka Sllovakia, dhe tani mund të shtojnë avantazhin me një fitore eventuale ndaj sllovakëve.

Ndeshja në fjalë luhet sonte nga ora 19:00 dhe emetohet në platformën më të madhe në vend, Artmotion, respektivisht në Sport 2.