Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovë dhe Finlandë, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave.
Gjatë bisedës u vlerësua edhe roli i diasporës kosovare në Finlandë, e cila numëron rreth 20 mijë bashkatdhetarë, si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve.
Palët diskutuan gjithashtu mundësinë e nisjes së procedurave për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve, çështje që do të lehtësonte lëvizjen dhe integrimin e qytetarëve në të dy shtetet.
Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, ambasadorja Laaksonen e uroi Konjufcën për marrjen e mandatit dhe riafirmoi mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Finlandën”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kuptojeni personalitetin e dikujt nga tiparet e fytyrës
Policia e Kosovës demanton raportimet për të shtëna në brezin kufitar me Serbinë
Kurti takon kryetaren e AShAK-ut, diskutojnë për progresin dhe sfidat në vend