Shyqo Kalemi ishte shënjestra e atentatit në Memaliaj të Shqipërisë, mbrëmjen e së shtunës ku viktima mbetën edhe dy persona të tjerë. I plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal.
Siç raporton TCH, dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, transmeton Sinjali.
Shyqo Kalemi është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë, në vitin 2022.
Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, në dhjetor të vitit 2022, i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Sadikajt.
Vetë Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi.
Fillimisht, ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.
Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu bë atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqo Kalemit, Zamir Kalemit.



Të tjera
Nënat beqare bëjnë më pak punë dhe flejnë më shumë sesa nënat e martuara
12 gjëra që duhet t’i dini për paratë
Bacili i tuberkulozit vepron si “Kali i Trojës”