Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani ka prtir Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Iakovos Filippousis, dhe Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre.
Gjatë takimit u diskutua rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, një ngjarje ndërkombëtare që do të promovojë sportin dhe do të rrisë prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Palët u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, koordinimin e përpjekjeve mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përgatitjet që do të garantojnë suksesin e kësaj ngjarjeje të madhe”,thuhet në njoftim.
Ministri Gashani riafirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të frytshëm, ndërsa pjesëmarrësit e takimit e uruan për pozicionin e tij dhe konfirmuan përkushtimin për të ndërtuar së bashku një të ardhme të suksesshme për sportin dhe rininë në Kosovë.



Të tjera
Polonia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga viti 2027
Juventusi po i ndjek katër lojtarë të lirë gjatë verës
Komandanti i NATO-s në Mitrovicë, takohet me Pecin