Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është pyetur nga gazetarët për Bill Clinton, i cili po përballet me pyetje nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve.
Trump tha: “Nuk më pëlqen ta shoh [atë]”.
Ai gjithashtu deklaroi se nuk di asgjë për dosjet e Jeffrey Epstein dhe se është liruar plotësisht nga akuzat, raporton Skynews.com, transmeton Klankosova.tv
Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës thanë se po krijohet një precedent i ri për sjelljen e presidentëve dhe ish-presidentëve për të dëshmuar.
Trump ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje lidhur me Epsteinin dhe tha se ndërpreu marrëdhënien me të para se financieri të akuzohej për abuzim seksual. /Klankosova.tv



Të tjera
A e forcon ledhatimi lidhjen prind-fëmijë?
Izraeli dhe Palestina bashkë në kongresin e FIFA-s: Shpërthen tensioni, refuzohet shtrëngimi i duarve
Gabimet që i bëjmë me ushqime dhe që ndikojnë në shtimin e peshës