Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar që të jetë pjesë e një debati publik mes tij dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Sipas Haradinaj, kjo thirrje për përballje mes tij dhe Kurtit është të diskutohen arritjet kryesore të qeverisë Kurti dhe Haradinaj.
Haradinaj ka listuar arritjet e tij gjatë Qeverisjes Haradinaj si ato të rikthimit të energjisë elektrike, ligjet për ushtri apo edhe statuti i Trepçës.
“Propozoj të ballafaqohem me listën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj të asaj kohe dhe Qeverinë Kurti. Pavarësisht që qeveria Haradinaj kishte më pak se dy vjet qeverisje. Kurti ka thuaja katër vite. Do të shihni se sa është ndryshimi i listës së sukseseve të asaj qeverie dhe kësaj”, tha ai.
“Vetë fakti mungesa e prodhimit të energjisë elektrike në atë kohë dhe që ne kemi kthyer prodhimin menjëherë, ishte sukses i madh. Ishim pjesë përbërëse e transmisionit të lartë të Serbisë, kemi bërë Ligjet për Ushtri, Statutin e Trepçës etj., janë kryer shumë punë në këtë vend Cilat punë i kreu kjo qeveri?”, deklaroi Haradinaj.



Të tjera
12 sjelljet e një personi që nuk lejon ta shfrytëzojë askush
Kroacia gati për Botërorin
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovoi urdhrin për dëmshpërblim prej 208 mijë euro ndaj viktimave