Kryeministri Albin Kurti ka uruar Donjeta Sadikun për triumfin në Turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026” në Sofje, e ku thotë se ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksierëve shumë cilësor.
Postimi i plotë:
Donjeta, mund kampionen e botës, fiton medaljen e artë!
Donjeta Sadiku ka triumfuar në Turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026” në Sofje. Ajo fitoi sërish medaljen e artë. Këtë herë kundër kampiones së botës, boksieres nga Brazili, Rebeca Santos de Lima, në kategorinë – 60 kg.
Ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksiereve shumë cilësore nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti.
Nën udhëheqjen e trajneres Marjola Sallauka, Donjeta ka shfaqur një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jashtëzakonshme në finale e madhe kur mundi kampionen e botës dhe gjatë të gjitha ndeshjeve.
“Strandja” njihet si turneu më i vjetër dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator botëroe. Sivjet u mbajt edicioni i 77-të.
Ky është viti i dytë me radhë që boksierja nga Kosova fitoi turneun, në gjurmët e të madhit Mehmet Bogujevci i cili e fitoi medaljen e artë në vitin 1977 po në këtë turne.



Të tjera
Su*lmi i koordinuar SHBA-Izr@el, humb jetën gruaja e Khameneit disa ditë pasi u pl@gos
Kombëtarja e Gjibraltarit kryen stërvitje në “Fadil Vokrri”
Këto janë gjërat që duhet të bëni për të shpëtuar nga gripi