Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth rastit të Faton Hajrizit, që dyshohet se është vrarë në Serbi.
Ai tha se rastin e Faton Hajrizit janë duke e trajtuar dy dikastere qeveritare, ato të Punëve të Brendshme, përkatësisht të Drejtësisë.
Kësisoj, ai ka thënë se nuk mund të merret me secilën punë kur është pyetur nëse autoritetet kosovare e kanë konfirmuar vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi.
“Dy ministri tona, të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë e trajtojnë këtë rast. Nuk kam nevojë ta bëjë edhe punën e ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër”, ka thënë Kurti gjatë një paraqitje para mediave në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).
Kujtojmë se dje Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha të hënën se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të personit të vrarë më Serbi, si i dyshuar për vrasjen e policit në kufi.
Sipas njoftimit të MPJD-së, ato shenja “janë krahasuar me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe të njëjtat janë përputhur”.
Faton Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik të këtij viti dhe rreth dy javë më vonë, të enjten e 18 korrikut, ai dyshohet se e vrau një oficer policor të Serbisë dhe e plagosi një tjetër në Lloznicë. Një ditë më vonë, ai u vra në afërsi të Lloznicës nga Policia serbe.
Të tjera
PDK e LDK ta mbështesin Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit
Veprimet ushtarake të Iz*raelit në Ga*za, të papranueshme
Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij