Dëshirën e kishte të madhe që gjithçka t’i kthehej normalitetit. Jasir Asani po e tregonte veten këtë sezon në Iran dhe në Azi, e madje i lejoi vetes të kritikonte vendimin e autoriteteve për të luajtur ndeshjet e kampionatit pa tifozë që pas protestës e dhunës që shkaktoi mijëra të vrarë.
Ajo shpresë tashmë është shuar, për një kohë të pacaktuar, dhe vetë ylli i kombëtares shqiptare u detyrua ta braktiste Iranin. Burime pranë stafit të kombëtares në Federatën Shqiptare të Futbollit pohojnë se Asani është larguar nga vendi i madh aziatik besohet për në Turqi, e më pas duhet të vazhdojë jetën deri në një vendim të dytë.
Ai madje botoi edhe një mesazh në rrjetet sociale ku lajmëronte se ishte mirë dhe shprehu shpresën se ndjekësit e tij, kryesisht tifozët e Esteglalit, do të ishin mirë në vendin e tyre të mrekullueshëm. Më herët, mediat në Iran kishin shkruar se klubet e Ligës Profesioniste dhe të tjerët kishin vendosur t’i nxirrnin nga vendi futbollistët e huaj për të mos rrezikuar jetën e shëndetin gjatë një lufte të ashpër./insajderi



Të tjera
Këto janë gjërat që duhet të bëni për të shpëtuar nga gripi
Ministri i Mbrotjes i Kroacisë kërkon përgatitje për mbrojtjen e kufijve të vendit të tij
Osmani pas takimit me Peleshin: Uniteti ynë është forcë