Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka bërë të ditur një masë të re për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e Mbretërisë, me qëllim largimin e tyre drejt vendeve të origjinës.
Sipas njoftimit, autoritetet saudite presin nga shtetet përkatëse që të dorëzojnë një listë me emrat e qytetarëve, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e udhëtimit të tyre, përfshirë vendin nga vijnë – si Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani.
Kjo procedurë synon që shtetasit në fjalë të pajisen me viza saudite për hyrje emergjente, në mënyrë që të mundësohet tranziti dhe kthimi i tyre në vendet përkatëse.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në këto vende dhe kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike për procedura të mëtejshme.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite njoftoi sot se për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj nga vendet fqinje në territorin e Mbretërisë me qëllim largimin drejt vendeve të tyre, Ministria pret të pajiset me një listë të emrave, me të dhënat e pasaportave të shtetasve të tyre dhe destinacionet e tyre të udhëtimit (nga cili shtet vijnë, si Kuvajt, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman), në mënyrë që të pajisen me viza saudite për hyrje emergjente”, thuhet në njoftim.



Të tjera
4 ushqimet që forcojnë flokët
Vizita e parë e Peleshit në Kosovë në ditë historike
Takimi Kurti-Peleshi, theksohet rëndësia e unitetit ndërmjet shteteve