Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani e cila gjatë ditës ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka thënë se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme.
“Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.
E para e shtetit ka thënë se qëndrimi i përbashkët në kohë sfidash globale është forcë dhe siguri.
“Në kohë sfidash globale, qëndrimi ynë i përbashkët është forca dhe siguria jonë”, shkroi Osmani.



Të tjera
Paracetamoli mund të veprojë në ndërgjegjen e njeriut dhe të ndryshojë tiparet e karakterit
Carvajal i jep lamtumirën Real Madridit pas 13 vitesh, Bernabéu shpërthen në emocione
Mbappé barazon rekordin e Ronaldos te Real Madridi me 86 gola në dy sezone