Retorika e vendeve që kufizohen me Kroacinë, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian ose të NATO-s dhe as nuk duan të jenë, është “shqetësuese”.
Kështu, siç raportojnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, ka thënë në Zagreb, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, duke e vënë theksin në Serbinë, e cila tha se tani ka “sisteme ofensive” serioze.
“Retorika e vazhdueshme nga këto vende është shqetësuese. Sipas informacionit që kemi, Serbia aktualisht ka sisteme sulmuese serioze që janë jashtëzakonisht komplekse, të shtrenjta dhe kanë qenë në proces blerjeje për katër, pesë ose gjashtë vjet”, citohet të ketë thënë Anushiq në një konferencë mbi industrinë evropiane të mbrojtjes në Zagreb.



Të tjera
City është i gatshëm të paguajë një shumë që thyen rekord botëror, për yllin e Premierligës
Unfollow nga të dyja palët, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
4 ushqimet që forcojnë flokët