Andin Hoti, ministër i Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka njoftuar për themelimin e katër komisioneve me qëllim garantimin e trajtimit të drejtë dhe ligjor të çdo kërkese dhe ankese nga qytetarët.
Sipas njoftimit, janë themeluar: Komisioni i Ankesave për shtesat e fëmijëve dhe lehonave, Komisioni i Ankesave për ndihmën sociale, Komisioni zbatues për shqyrtimin e kërkesave nga programi pilot SAS, si dhe Komisioni i Ankesave për programin pilot SAS.
Ministri Hoti ka theksuar se çdo qytetar që konsideron se i është cenuar një e drejtë, tashmë ka adresë institucionale për të kërkuar shqyrtim të rastit, duke ftuar qytetarët që ankesat dhe kërkesat t’i drejtojnë pranë komisioneve përkatëse.
Ai ka nënvizuar se angazhimi i tij mbetet trajtimi i barabartë për secilin, zbatimi strikt i ligjit dhe zero tolerancë ndaj padrejtësive.



Të tjera
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimeve në Kosovë
Kesha ‘sulmon’ Trump për përdorimin e muzikës së saj në video ushtarake
Kërkesa interesante e Encës, kërkon djalin më tërheqës të Shqipërisë, i duhet për sot