Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut tha se misioni i KFOR’it në Kosovë do të mbetet “i fuqishëm” dhe “i aftë për qëllimin e tij”.
Këto deklarata Rutte i bëri pas disa raportimeve se SHBA-ja u ka lobuar në muajt e fundit për të zvogëluar operacionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, tha Rutte.
Ndryshe, për këto raportime Pentagoni kishte thënë se aktualisht nuk ka ndryshime në në stacionimin e forcës.
Në konferencën e përbashkët me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në Shkup, Rutte gjithashtu tha se NATO është e përkushtuar “për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat ngado që të vijë sfida”.



Të tjera
Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja
Ja pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit
Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë