Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda pritet të jetë startues te Como në ndeshjen kundër skuadrës së Interit.
Como dhe Inter, do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, me ndeshjen e parë që luhet sot prej orës 21:00.
Te Como prej minutës së parë, do të aktivizohet Vojvoda që ka treguar paraqitje të mira së fundmi dhe ka shënuar gol në fitoren ndaj Juventusit.
Como, po ashtu edhe në Serie A zë vendin e pestë në tabelë me 48 pikë kurse Interi është lider dhe po marshon drejt titullit të kampionit me 67 pikë të mbledhura.



Të tjera
Kosova reagon pas vendosjes së etiketave fyese mbi pllakatin e Ambasadës së saj në Berlin
Kosova përfshihet në listën e paralajmërimit britanik për mosudhëtim në 76 vende – shkak, Lindja e Mesme
Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin