Për më shumë se dy orë intervistim, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dalë nga objekti i Policisë së Kosovës ku është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës, raporton EO.
Ministrja Haxhiu ka thënë se intervistimi i tij është tendencioz dhe se dikujt sipas saj po i pengon puna e Qeverisë.
“Siç e dini me urdhër të PSRK, dje dhe sot jam intervistuar në një rast që ka të bëjë me një deklaratë timen që nuk e kam thënë për herë të parë, që ndërlidhet me përpjekjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve për takime, për favore etj, etj. me ç’rast ne si Qeveri nuk funksionojmë si në të kaluarën por që ne e kemi obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi për të cilat ju tashmë e dini se po punojmë në vazhdimësi dhe duket se dikujt po i pengon dhe siç duket Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time me ç’rast e keni parë që çdo deklaratë që unë e kam dhënë, ata menjëherë kanë autorizim policinë për ta marrë deklaratën time”, u shpreh Haxhiu, teksa tregoi edhe për rastin e dytë rreth dekoratës së saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës, të cilat sipas saj janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.




Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë