Shefi i ekzekutivit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sa i përket emrit të presidentit, edhe ai vetë është kureshtar për zhvillimet e fundit, duke theksuar se përgjigjja përfundimtare pritet të bëhet e ditur shumë shpejt. Sipas tij, bëhet fjalë vetëm për çështje orësh deri në sqarimin e plotë të situatës.
“Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP-së. Besoni që ngapak edhe unë jam kureshtar si ju. Është çështje orësh derisa t’i marrim vesh të gjitha bashkë”, u shpreh ai.
Deklarata e tij vjen në një moment kur pritjet publike dhe politike janë rritur ndjeshëm, ndërsa opinioni është në pritje të një zgjidhjeje që do të qartësonte drejtimin e mëtejmë të procesit për zgjedhjen e presidentit. Sipas kreut të ekzekutivit, transparenca dhe komunikimi me kohë do të jenë pjesë e këtij procesi sapo të formalizohet vendimi.



Të tjera
Pozicionet më të mira për të fjetur për gratë shtatzëna
Prattipati takon Vitinë, flasin për modernizimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president