Shefja e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se partia e parë e mbanë përgjegjësinë për të prezantuar një emër për president dhe për të thirrur seancën me 30 nënshkrime.
Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë kandidat që është prezantuar. Kemi shprehur gatishmërinë që të marrim pjesë edhe në dialog, edhe në procesin e zgjedhjes, ashtu siç e kemi edhe obligim dhe siç i takon secilës parti parlamentare në një shtet demokratik”, tha para gazetarëve ajo.
Ajo tha se është për keqardhje që deri në këtë moment nuk kemi qartësi të procesit dhe nuk ka një emër për president.
E pyetur nëse LDK është e gatshme për zgjedhje dhe për mundësinë që presidentja aktuale Vjosa Osmani t’i bashkohet listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike nëse vendi do t’i nënshtrohet një procesi të parakohshëm zgjedhor, ajo nuk ka dashur të komentojë shumë rreth Osmanit, por ka thënë se këto i takojnë së ardhmes.
“Krejt këto i takojnë të ardhmes. Si parti parlamentare kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë në dialog, në diskutime, të vijmë deri te një emër konsensual, ose përmes një marrëveshjeje politike. Gatishmëria jonë totalisht ka qenë në dispozicion. Ne numrat nuk i kemi ta prezantojmë as një emër, e as ta bëjmë zgjedhjen e presidentit”, tha Lushaku-Sadriu.



Të tjera
Kosova është shembull i harmonisë fetare
Vendi rrezikon të dërgohet edhe një palë zgjedhje të reja
Lëngu me limon dhe xhinxher ndihmon në tejkalimin e gripit