Bashkimi Evropian ka konfirmuar për rtv21 se do të procedojë me lirimin e 205 milionë eurove të mbetura të asistencës financiare për Kosovën, pas përfundimit të procedurave të brendshme.
“Në dhjetor 2025, Presidentja Ursula von der Leyen njoftoi synimin për të hequr të gjitha masat e mbetura. Pas përfundimit të procedurave të brendshme, konfirmojmë se Komisioni tani mund të vazhdojë me lirimin e 205 milionë eurove të mbetura të asistencës financiare. Kjo do të bëhet pasi të përfundojë nënshkrimi i kontratave për asistencën financiare të programuar në kuadër të IPA 2021 dhe 2022”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Sipas njoftimit, lirimi final i fondeve përfshin 74 milionë euro projekte në kuadër të IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
“Komisioni dhe EEAS do ta forcojnë angazhimin me autoritetet e Kosovës, përfshirë përmes një vizite të ardhshme të Komisionerit Kos. Kosova pritet të intensifikojë zbatimin e reformave të nevojshme që lidhen me BE-në dhe të përparojë në obligimet e marra në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. BE-ja do të vazhdojë ta ndjekë dhe ta vlerësojë situatën shumë nga afër”, thuhet më tej në reagim.
BE vendosi masa ndaj Kosovës në vitin 2023, si pasojë e tensioneve në veri të vendit.



Të tjera
Osmanit nuk iu ofruan nënshkrimet dhe as përkrahja e Vetëvendosjes
Operacion ndërkombëtar në Kosovë kundër k*rimit kibernetik, arr*estohen tre persona
Nuk qëndrojmë në sallë për asnjë emër, pa marrëveshje