Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nuk mund të thërrasë seancë për zgjedhjen e presidentit pa pasur të paktën dy kandidatë.
Ajo bëri të ditur se deri më tani është pranuar vetëm një kandidaturë, ajo e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht emri i Glauk Konjufcës.
“Në cilësinë e kryetares së Kuvendit kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, e cila është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues. Sipas dokumentacionit, një pjesë e deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe disa deputetë nga grupi multietnik kanë nominuar Glauk Konjufcën”, deklaroi Haxhiu në konferencë për media.
Ajo theksoi se procesi i votimit nuk mund të nisë pa u plotësuar kushti themelor për të pasur së paku dy kandidatë të mbështetur me nënshkrimet e nevojshme.
“Derisa nuk kemi të paktën dy kandidatë që kanë siguruar mbështetjen e kërkuar, nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit”, shtoi ajo./kk



Të tjera
Pranoi mesazh mashtrues për kartelën bankare, gruas në veri i vidhen 500 euro
Ademi në përvjetorin e UEFA-s tregon punën e deritanishme të Kosovës në futboll
Shtatë gjëra që do t’iu mbeten peng kur të plakeni