Bajqinovci: Me qeverinë Kurti, Kosova ka shënuar përparime gjigante

Jam i bindur që Osmani mund të dalë si kandidate duke ndihmuar që vendi t’i shmang zgjedhjet

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, deklaron se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, përcjell KosovaPost.

Ai ka akuzuar opozitën që po “shkakton zgjedhje”, ndërsa thotë se është i bindur që “Presidentja nuk është si opozita, ajo mund të dalë si kandidate duke ndihmuar që vendi t’i shmang zgjedhjet e reja”.

Reagimi i tij i plotë:

Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Lëvizja i ka ofruar nënshkrimet si për opozitën, ashtu edhe për Presidenten Vjosa Osmani.

Dyshoj që opozita ofron kandidatë, sepse nuk është hera e parë që shkaktojnë zgjedhje.

Por i bindur që Presidentja nuk është si opozita, ajo mund të dalë si kandidate duke ndihmuar që vendi t’i shmang zgjedhjet e reja.