28 vjet nga Epopeja e UÇK-së, Osmani: Një histori që jeton si betim dhe udhërrëfyes

Një histori që jeton si betim dhe udhërrëfyes

Në 28-vjetorin e rënies së familjes Jashari, presidentja Vjosa Osmani ka nderuar heroizmin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Duke ndarë një fotografi të statujës së tij, që shpërfaq madhështinë që kishte komandanti legjendar, Osmani shkroi: “Nga sakrifica sublime te liria, një histori që vazhdon të jetojë si betim, si frymëzim dhe si udhërrëfyes për brezat”.

Sot, 28 vjet më parë, filloi Epopeja e UÇK-së, si ngjarje kthesë në historinë e popullit të Kosovës.

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e Jasharëve.

Në përballje të pabarabartë, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i pathyeshmërisë dhe i vendosmërisë për çlirim.