Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në seancën solemne për nder të përvjetorit të 28 të Epopejës së UÇK-së ka deklaruar se atditë shtëpia e Adem Jasharit ishte kthyer në qendër të një përballje që e ndryshoi historinë e Kosovës.
Ajo tha se në tri ditë luftime e gjithë historia e Kosovës kaloi nëpërmjet Jasharajve dhe qëndresës së tyre përmes vendosmërisë, për mos u larguar nga toka e tyre.
“Shtepia u rrethua, rrugët u bllokuan, levizja u nderpre, komandanti Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt atëditë e dinin se çfarë dite kishte ardhur, shtëpia që deri dje ishte e zakonshme atditë u kthye në qendër të një përballje që e ndryshoi historinë. Në tri ditë luftime e gjithë historia e Kosovës kaloi nëpërmes Jasharajve dhe qëndresës së tyre, ëprmes venodsmërisë për mos u larguar nga toka e tyre, ata morën mbi vete barrën më të rëndë të kohës.Në fund të atyre tri ditëve u vranë të moshuar që kishin parë shumë burra e gra në moshën e forcës, por edhe fëmijë që sapo kishin nisur jetën, sakrifica e tyre mbetet jo vetëm dhimbje por themel i kujtesës së kombit tonë. Prekazi u bë symbol i një populli që nuk pranon të dorëzohet”, ka deklaruar Haxhiu.



Të tjera
T’i mësojmë fëmijët me punë shtëpie
Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja e ka epopenë e saj
Italia do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Shtetet e Gjirit, thotë Meloni