Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se kjo parti nuk e mbështet kandidaturën e Glauk Konjufcës për president dhe asnjë kandidati tjetër partiak.
Para mediave, ai shtoi se PDK-ja nuk ka kandidat, pasi nuk i ka votat.
“Ne kemi vendosur, nuk e mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës dhe asnjë kandidaturë tjetër partiake. Po përgatitet mos me u mbajtë seancat fare sa e kuptova unë. Është përmbysje e rendit kushtetues sepse sot Kuvendi është dashtë të mblidhet me zgjedh apo jo një president”.
“Nuk kemi kandidat sepse nuk i kemi votat”, shtoi Gruda, njofton Klankosova.tv.



Të tjera
Shtatë shenja që tregojnë se ju keni një inteligjencë mbi mesataren
Nesër do të nisë sezoni i ri në Formula 1, situata e ekipeve kryesore
T’i mësojmë fëmijët me punë shtëpie