Kuvend s’iu afruan njëri-tjetrit, në kazermën e ushtrisë Osmanit e Kurtit u bie të përshëndeten
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i shtrënguan duart në rreshtimin e kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për nder të Epopesë së UÇK-së.
Presidentja shkoi e fundit në këtë aktivitet dhe i përshëndeti secilin në rreshtin e parë, përfshirë kryeministrin.
Për dallim prej seancës solemne në Kuvend, ku Kurti pasi hyri në sallë nuk shkoi ta përshëndeste Osmanin, në këtë aktivitet ata sikur s’mund ta shmangnin njëri-tjetrin.
Ndërsa pothuajse të gjithë ministrat e tij në rreshtin e parë i hodhën sytë nga Osmani që po vinte duke i përshëndetur të gjithë me radhë, Kurti qëndroi duke mos e kthyer kokën kah ajo, derisa presidentja u afrua te ai.



Të tjera
Tre pastrues natyralë fytyre që mund t’i përgatisni vetë
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuzon Ukrainën
Ermir Rashica shënoi eurogol për Metalist 1925 në Kupën e Ukrainës