Osmani pritet të mbajë konferencë për media

Osmani pritet të mbajë konferencë për media

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot një konferencë për media. Ky lajm është konfirmuar nga Zyra e Presidentes, ndërsa orari i saktë thuhet se do të njoftohet më vonë.

 

Ky njoftim vjen një ditë pas propozimit të Glauk Konjufcës si kandidat për president nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk mund të thërrasë seancë për votimin e presidentit pa pasur së paku dy kandidatë në garë.

Kujtojmë se sot është dita e fundit që Kuvendi i Kosovës duhet të kryejë votimin për president.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pasdite do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur kandidatin e dytë, siç kërkon edhe Kushtetuesja.