Kryeministrja Giorgia Meloni, tha të enjten se Italia do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore te Shtetet e Gjirit që po sulmohen nga Irani si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit.
“Sikurse Britania e Madhe, Franca e Gjermania, edhe Italia synon të dërgojë ndihmë në vendet e Gjirit”, tha Meloni për radio RTL, transmeton Klankosova.tv.
“Po flasim për mbrojtje, mbrojtje ajrore, jo vetëm pse janë vende mike, por edhe sepse janë me dhjetëra italianë në atë zonë dhe mbi 2 mijë ushtarë që duhet t’i mbrojmë, dhe Gjiri është vital për furnizime”, deklaroi më tej kryeministrja italiane.



Të tjera
Dikur ishte 135 kile, sot ka një trup perfekt
Djathi ju mbron nga të gjithë shkaktarët e vdekjes
Mësoni arsyet pse duhet konsumuar një gotë ujë çdo mëngjes