Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se Kosova do të marrë pjesë në garën prestigjioze të xhudos Grand Prix Upper Austria 2026, e cila do të mbahet nga 6 deri më 8 mars në Linz të Austri.
Sipas njoftimit, në këtë garë pritet të marrin pjesë rreth 482 garues nga 59 shtete dhe gjashtë kontinente.
Kosova do të përfaqësohet nga xhudistet Fatjona Kasapi në kategorinë -52 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë, 63 kilogramë.
Ato do të garojnë nën udhëheqjen e trajneres Majlinda Kelmendi.
Sipas njoftimit, Kasapi do të ndeshet të premten, ndërsa Fazliu do të garojë të shtunën.
–



Të tjera
Nxënësit gjermanë organizojnë protesta mbarëkombëtare kundër ligjit të ri për shërbimin ushtarak
Partneriteti me SHBA-të mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm
Qëndrimi ulur për orë të tëra ka pasoja të frikshme për shëndetin