Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shprehur mbështetje të plotë për amendamentet kushtetuese që të enjten presidentja Vjosa Osmani i ka përcjellë në Kuvendi i Kosovës, të cilat parashohin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli, përcjell KosovaPost.
Nagavci ka bërë thirrje për deputetët në Kuvend që të votojnë këto amendamente në interes të demokracisë në vend.
“Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit. Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend”, ka shkruar ajo në Facebook.
The post LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja
Ja pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit
Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë