Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, gjatë të cilit u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e ‘Presidencës’ thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me kushtetutën.
“Presidentja Osmani gjithashtu ripotencoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës”, theksohet në njoftim.



Të tjera
Djathi ju mbron nga të gjithë shkaktarët e vdekjes
Mësoni arsyet pse duhet konsumuar një gotë ujë çdo mëngjes
Pse duhet t’i ndërroni këpucët çdo ditë?