Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës

S’ka kuorum, nuk vazhdohet me votim për Presidentin

Haxhiu thotë se seanca për Presidentit mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet.

Është ndërprerë seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit, pasi nuk ka pasur kuorum.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas ndërprerjes u shpreh se kjo seancë mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet.

“Po e ndërpresë këtë seancë dhe natyrisht që do ta vazhdojmë nëse plotësohen kushtet”, tha ajo.