Eurodeputeti Riho Terras e ka cilësuar si një “zhgënjim” dështimin e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, duke paralajmëruar një periudhë të re të pasigurisë politike.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e ri të vendit, si pasojë e mungesës së kuorumit të nevojshëm për votim në seancën e së enjtes.
Përmes një postimi në rrjetin social X, eurodeputeti Riho Terras ka reaguar ndaj kësaj situate. Ai ka theksuar se ky është një hap prapa për stabilitetin e vendit.
“Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin. Është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras.



Të tjera
Mësoni për hotelin “Sleepbox” në aeroportin e Dallasit në SHBA
Ushqimet që nuk duhet të vendosen në frigorifer
Pesë ushqimet që ua vështirësojnë gjumin