Kur presidentja e lexon veten si “mbretëreshë”

Kur presidentja e lexon veten si “mbretëreshë”

Shkruan: Gent Amzai

Të gjithëve na ka qëlluar në rrjetet sociale të shohim imazhe të tilla kiç (kitsch), të shijes së dobët, me figura të ndryshme, përfshirë edhe ato politike.

Përtej keqardhjes që ky vulgaritet – aspak i rekomandueshëm për shoqërinë tonë – gjen një mirëpranim të konsiderueshëm, në shumicën e rasteve njeriu zgjedh ta kalojë përballjen me kësi imazhesh me një të qeshur apo buzëqeshje, si për ta kapërdirë pa dëshirë.

Të tilla janë, për shembull, edhe imazhet e Vjosa Osmanit me pamjen dhe mbishkrimet “Mbretëreshë e Dardanisë”. Sado të tepruara dhe pa shije, ato mund të konsiderohen të pranueshme, sepse burojnë nga dashuria dhe mbështetja – ndoshta e shprehur keq – e atyre që e konsumojnë atë imazh ndaj figurës përkatëse. Dashuri e shfaqur në mënyrë të gabuar, por gjithsesi dashuri. Dhe, në këtë kuptim, nuk do të kishte ndonjë problem.

Problemi lind kur një presidente e një republike këto imazhe dhe atë mbështetje i lexon fjalë për fjalë dhe bindet se vërtet është mbretëreshë e një monarkie, e jo presidente e një republike parlamentare.

Vendimet skandaloze dhe të diskutueshme nga pikëpamja kushtetuese, që tashmë kanë nisur dhe që mund të vazhdojnë nga Vjosa Osmani, Le të qeshim e të buzëqeshim ndonjëherë, por jo gjatë. Sepse politika dhe fati ynë i përbashkët – ashtu si edhe arti – janë çështje shumë serioze. Askush nuk mund të tallet lehtë me fatin e përbashkët duke toleruar gjithçka.duken si shprehje e këtij perceptimi të gabuar për rolin e saj: një lloj deliri politik që buron nga imazhi i ndërtuar rreth vetes – ai i “mbretëreshës së Kosovës”.

Le të qeshim e të buzëqeshim ndonjëherë, por jo gjatë. Sepse politika dhe fati ynë i përbashkët – ashtu si edhe arti – janë çështje shumë serioze. Askush nuk mund të tallet lehtë me fatin e përbashkët duke toleruar gjithçka.