Treshja kosovare e Hoffenheimit i renditë ushqimet shqiptare në faqen zyrtare të klubit – Ekonomia Online

Treshja kosovare e Hoffenheimit i renditë ushqimet shqiptare në faqen zyrtare të klubit

Treshja kosovare e Hoffenheimit është një nga treshet më të famshme në Bundesliga të Gjermanisë.

Emrat e tyre janë të përmendur si në aspektin sportiv, por edhe si tre futbollistë të bashkuar jashtë fushe, pasi të tre vijnë nga Kosova.

Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari janë tre kosovarët që po shkëlqejnë me fanellën e Hoffenheimit.

Së fundmi, treshja dardane ka qenë pjesë e një video/sfide në “TikTokun” zyrtar të Hoffenheimit, ku i rënditën nga numri deri te dhjetëshi ushqimet tradicionale shqiptare.

Në këtë video të publikuar në faqen zyrtare të klubit gjerman, Asllani, Hajdari e Avdullahu i rënditën ushqimet, si sarma, flija, pasuli, tavë mishi e disa të tjera.

@tsghoffenheim Süßigkeiten Ranking mit @Fisnik Asllani, Albi und Leon 😋 #Hoffenheim #FisnikAsllani #AlbianHajdari #LeonAvdullahu #CandyRate ♬ Originalton – TSG Hoffenheim