Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit institucionale në vend, duke theksuar nevojën për qartësim urgjent nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me situatën aktuale politike dhe kushtetuese, transmeton KosovaPost.
KDI ka shprehur keqardhje që përfaqësuesit politikë në Kuvendi i Kosovës nuk arritën të gjejnë zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar se mungesa e marrëveshjes mund ta shtyjë vendin drejt paqartësive kushtetuese me pasoja institucionale.
Në komunikatën për media, KDI i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të trajtojë me prioritet situatën dhe të ofrojë interpretim të qartë kushtetues para zhvillimit të proceseve zgjedhore, me qëllim shmangien e pasigurisë juridike dhe politike.
Organizatata gjithashtu u ka bërë thirrje akterëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi dhe të shmangin veprimet që mund të rrisin tensionet politike në vend.



Të tjera
Pushimi apo meditimi, cili më i mirë për shëndetin?
Mësoni për hotelin “Sleepbox” në aeroportin e Dallasit në SHBA
Ushqimet që nuk duhet të vendosen në frigorifer