Numri i njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në Liban është më shumë se dyfishuar brenda 24 orëve, sipas Bejrutit.
Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se numri i vdekjeve tani është 217. Shifra është më e lartë nga 102 që ishte dje.
Ministria shtoi se 798 persona të tjerë janë plagosur. Nuk është e qartë se sa nga viktimat ishin civilë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv
Dhjetëra mijëra qytetarë libanezë janë larguar nga kryeqyteti Bejrut ditët e fundit, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi.



Të tjera
A e forcon ledhatimi lidhjen prind-fëmijë?
Izraeli dhe Palestina bashkë në kongresin e FIFA-s: Shpërthen tensioni, refuzohet shtrëngimi i duarve
Gabimet që i bëjmë me ushqime dhe që ndikojnë në shtimin e peshës