Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pezulluar zgjedhjet e brendshme. Sipas një njoftimi për media, Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ka marrë vendimin për “t’u përqendruar plotësisht në procesin zgjedhor nacional”, përcjell KosovaPost.
Në një komunikatë për media, është thënë se vendimi është marrë me votë unanime.
Pezullimi i zgjedhjeve të brendshme të subjektit të katërt më të madh shqiptar në Kosovë, do të jetë në fuqi deri dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, bëhet e ditur në njoftim.
Po ashtu, Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka diskutuar planin e partisë për zgjedhjet, pasi presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin të premten. Shtabi Qendror Zgjedhor i AAK-së do të udhëhiqet nga nënkryetari Ardian Gjini.
Muaj më parë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pati bërë të ditur se nuk do të kandidojë për një tjetër mandat në krye të partisë dhe se postin pritej ta merrte Ardian Gjini.



Të tjera
Pushimi apo meditimi, cili më i mirë për shëndetin?
Mësoni për hotelin “Sleepbox” në aeroportin e Dallasit në SHBA
Ushqimet që nuk duhet të vendosen në frigorifer