Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka ngritur pyetje të forta lidhur me rolin dhe qëndrimet e Presidentes së Kosovës, përcjell Kosova Post.
“Dhe pikërisht këtu lind pyetja më e madhe: për kë është kjo krenari? Dhe në shërbim të kujt po përdoret sot autoriteti i Presidentit të Republikës?”, ka shkruar Dugolli.
Ai ka rikujtuar edhe periudhën kur qeveria po përballej me bandat terroriste në veri, duke mbrojtur interesat e vendit.
“A ndiheshit krenare edhe atëherë kur qeveria përballej me bandat terroriste në veri dhe mbronte interesat e vendit, ndërsa ju i kualifikonit ato veprime si ‘lojë bixhozi’?”, ka theksuar Dugolli.
Sipas deputetit të VV-së, këto qëndrime hapin debat për mënyrën se si po përdoret autoriteti i institucionit të Presidentit në raport me zhvillimet politike në vend.



Të tjera
Zakonet e këqija mund t’ju çojnë në depresion
A është i dëmshëm solariumi?
Pushimi apo meditimi, cili më i mirë për shëndetin?