A jemi të gatshëm për t’u përballur me Serbinë? Flet ish-komandanti i FSK-së

Të futet në kurikulat mësimore lu*fta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Ai shtoi se këtë ditë, në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, duhet të vizitohen Jasharët.

Kastrati theksoi se lufta e UÇK-së duhet të futet në kurikulat mësimore. “Pa UÇK-në nuk do të kishim liri dhe pavarësi të Kosovës. Ne duhet t’i falënderojmë miqtë tanë, NATO-n dhe SHBA-të për përkrahjen që kanë dhënë, por pa luftën tonë nuk do të ishim ku jemi sot”, tha ai për RTK.

Ai gjithashtu nënvizoi se ata që kanë marrë pjesë në luftë kanë lënë jetën e tyre të mirë në vende të ndryshme dhe kanë ardhur për të mbrojtur vendin kundër armikut shekullor.

“Liria nuk ka ardhur nga qielli, por nga mundi dhe sakrifica jonë. Duhet që në çdo komunë të ketë orë mësimore për luftëtarët e lirisë. Të rinjtë kanë nevojë të mësojnë më shumë për luftën”, tha Kastrati.

Sipas tij ora nuk është politike, por është kujtim.