İHH vazhdon misionin humanitar – ndihma për familjet në nevojë dhe veteranët e UÇK-së në Kosovë

İHH vazhdon misionin humanitar – ndihma për familjet në nevojë dhe veteranët e UÇK-së në Kosovë

Fondacioni İHH – Fondacioni për Ndihmën dhe të Drejtat e Njeriut, me seli në Stamboll, edhe këtë vit ka realizuar shpërndarjen e paketave ushqimore për familjet në nevojë ne 66 vende te botes, pa harruar edhe Ballkanin dhe Kosoven, transmeton Kosova Post.

Këto ndihma janë dedikuar për familje skamnore, familje jetimore, persona me vështirësi ekonomike, gra lehona dhe të moshuar. Në kuadër të kësaj nisme humanitare, organizata nuk ka harruar as veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë këtij viti,İHH ka shpërndarë rreth 1200 paketa ushqimore për familje në nevojë në Kosovë. Një pjesë e këtyre ndihmave është shpërndarë edhe në Fushë Kosovë, ku janë ndihmuar veteranë të luftës së UÇK-së.

Kjo iniciativë është pjesë e aktiviteteve humanitare që İHH realizon çdo vit në vende të ndryshme të botës, duke synuar mbështetjen e familjeve dhe personave në nevojë.