Murati: Qëndrimi i opozitës po e çon Kuvendin drejt bllokadës totale

Murati reagon ndaj këshillëtarëve të Osmanit

Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj këshilltarëve nga kabineti i Presidentes Osmani që e kanë paskan shpërndarë një pjesë të shkëputur të një deklarate të tij të bërë me 25 dhjetor të vitit të kaluar, si argument ku e kanë mbështetur dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, përcjell KosovaPost.

Ai ka thënë se sado që ndjehet i nderuar që deklarata e tij është marrë si referencë juridike nga kabineti i Presidentes, duhet ta sqaroj përsëri që deklarata e tij vlen për situatën ku pasi janë zhvilluar 3 raunde votimi dhe asnjë kandidat nuk ka marre 61 vota, shpërndahet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje, sipas Nenit 86 (6) të Kushtetutës.

Sipas tij dekreti i lëshuar dje nuk është marrë mbi bazën e Nenit 86 (6), por mbi bazën e Nenit 82 (1.3).

“E Neni 82 (1.3) i jep 60 DITË afat që nga nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit, para se të shpërndahet Kuvendi. Prandaj në mënyrë që dekreti të qëndronte, NUK do duhej të merrej në ditën e dytë, por tek pasi të ishin konsumuar 60 ditë, siç e përcakton Kushtetuta”, ka shkruar Murati.

Ai ka shtuar se kësisoj, “dekreti është në shkelje të Kushtetutës”. “PS. Ja se si do të dukej dekreti nëse do të ishin plotësuar kushtet për t’u shpërndarë Kuvendi dje, ashtu siç kam deklaruar me 25 dhjetor (por ja që nuk jemi në atë situatë)”, ka shkruar ai.