Është arrestuar dje i arratisur para 2 javësh nga Burgu i Dubravës, Ujkan Meta.
Siç mëson Gazeta Sinjali, Metaj, është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Shushicë e Ulët në Istog, mbrëmë rreth orës 18:00.
Metaj, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtjen e dënimit.
“Dubravë, Istog 12.07.2024-20:00. Me 24.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i arratisur ditë më parë nga Burgu i Dubravës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Drake e pranon se ka akoma ndjenja për Rihannan
Blake Lively punëson ish-shefin e CIA-s në padinë ligjore me Justin Baldonin
Vera e nxehtë me plot veti të mira shëndetësore