Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiç.
“Gjatë takimit diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në disa fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik. Në veçanti u diskutua për mundësitë për rritjen e investimeve ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin mes kompanive kroate dhe kosovare, si dhe zhvillimin e parqeve industriale si pjesë e planit tonë qeverisës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Po ashtu, gjatë takimit fokus i veçantë iu kushtua transformimit të gjelbër dhe mundësive për shkëmbim të përvojave dhe projekteve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.
“Kosova dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe ekziston potencial i madh për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe institucional ndërmjet dy vendeve”, përfundon njoftimi i ministrisë.



Të tjera
Gjysmëfinalet e Europa League: Vëmendja te përballja angleze Nottingham-Aston Villa
ASK: Komunat po përballen me presion financiar, mbi 344 milionë euro të ekzekutuara dhe rrezik për 20 milionë të tjera
Gjashtë shenja të mbidozës me paracetamol